Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mos dilni nga shtëpia pa çadër sot, priten reshje shiu dhe rrufe

Shkruar nga Newsbomb

Mos dilni nga shtëpia pa çadër sot, priten reshje shiu dhe

Sot, ditë e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era pritet të arrijë deri në 20 m/s. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dhe valëzimi në dete i forcës 3-5 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese