web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interesat për kreditë e vogla konsumatore përsëri në rënie, më të shtrenjta kartat e kreditit

8 Tetor 2026, 07:33, Ekonomi CNA

Interesat për kreditë e vogla konsumatore përsëri në

Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 51.37%, nga 54.8% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 62.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.

Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë, norma efektive mesatare e interesit ra në 13.55%, nga 13.71% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2025 dhe 13.72% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.

Për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar u rrit në 20.94, nga 20.01% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2025 dhe 20.29% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.

Për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit u rrit përsëri në 28.05%, nga 26.57% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2025, dhe 26.41% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.

Për kreditë me shumë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit ra në 10.85%, nga 11.03% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 11.2% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jo-banka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive.

Norma mesatare efektive e interesit përfshin normën nominale të interesit të kredisë, por edhe të gjitha kostot e tjera që i ngarkohen klientit, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.

Rënia e normës efektive mesatare të interesit për kreditë konsumatore përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar. Kjo rënie u përcaktua nga politika monetare më stimuluese e Bankës së Shqipërisë, nga gjendja e mirë e likuiditetit në treg, por edhe nga një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.

Aplikimi i një norme maksimale efektive të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se ka shërbyer gjithashtu si faktor që i ka zhvendosur në ulje interesat mesatare të kredive në vitet e fundit. Që prej fillimit të vitit 2022, kur nisi aplikimi i normës tavan të interesit, ky tregues ka lëvizur vazhdimisht në rënie. Normat e tërheqëse të interesit po mbështesin një rritje me ritme shumë të shpejta të kredisë konsumatorë.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë konsumatore (duke përfshirë overdraftet) në fund të muajit gusht arriti në 121.9 miliardë lekë, në rritje me 21.3% krahasuar me një vit më parë./ Monitor





Lajmet e fundit nga