Në emisionin “Ora Shtatë”, meteorologu Mendim Rugova deklaroi se viti 2026 mund të renditet si viti i dytë më i ngrohtë në Prishtinë, pas vitit 2024.
Të lidhura
None found
Megjithatë, pas temperaturave të larta të shënuara gjatë këtij viti, pritet një ulje e ndjeshme e tyre.
Sipas Rugovës, gjatë natës vendi do të përfshihet nga reshje shiu, ndërsa në gjysmën e dytë të javës së ardhshme prurjet e masave më të ftohta ajrore do të sjellin një tjetër ndryshim të motit.
“Sot temperaturat mbeten më të larta, por nga dita e nesërme do të nisë rënia e tyre”, tha ai.






