Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë ...
"Rama është kthyer në avokat të..."/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkosh...
"Stabilitet institucional"/ Zgjedhja e presidentes së re, reagon Albin Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerë...
Shërbimet ofrohen përmes platformës web dhe aplikacionit OSHEE Mobile dhe përfshijnë pagesën e faturave, paraqitjen e kërkesave dhe ankesave, kontrollin e detyrimeve, marrjen e vërtetimeve të debisë dhe aplikimin për lidhje të reja të energjisë elektrike.

TIRANË- Mbi 90 mijë klientë të OSHEE Group ishin regjistruar deri në shtator 2026 në platformat online të kompanisë, një rritje me rreth 40% krahasuar me tre muaj më parë, sipas të dhënave që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri të ditura për “Monitor”.
Shërbimet ofrohen përmes platformës web dhe aplikacionit OSHEE Mobile dhe përfshijnë pagesën e faturave, paraqitjen e kërkesave dhe ankesave, kontrollin e detyrimeve, marrjen e vërtetimeve të debisë dhe aplikimin për lidhje të reja të energjisë elektrike.
Nga totali i përdoruesve të regjistruar, rreth 34 mijë përdorin OSHEE Mobile. Përmes aplikacionit, klientët mund të kontrollojnë konsumin dhe faturat mujore dhe të kryejnë pagesat e energjisë elektrike nga telefoni, pa komision.
Rritja e numrit të përdoruesve vjen në një periudhë kur kompania ka shtuar funksionalitetet që mund të kryhen në distancë, duke kaluar online një pjesë të komunikimit mes klientëve dhe operatorit.
Një nga shërbimet është ndjekja elektronike e kërkesave dhe ankesave. Pas paraqitjes së tyre, klienti pajiset me një kod, përmes të cilit mund të kontrollojë statusin e çështjes deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare.
I njëjti proces zbatohet edhe për ankesat për faturimin. Në rast se një klient dyshon për keqfaturim, ai mund ta paraqesë ankesën përmes faqes web ose aplikacionit dhe të ndjekë më pas ecurinë e shqyrtimit online.
Platformat u japin përdoruesve gjithashtu mundësinë të kontrollojnë detyrimet ndaj OSHEE Group dhe gjendjen e debisë, si dhe të përditësojnë të dhënat e tyre.
Një tjetër funksion lidhet me raportimin e rasteve të dyshuara të abuzimit. Raportimi mund të shoqërohet me fotografi dhe të dhëna për rastin e evidentuar.
Përmes kanaleve online mund të bëhet gjithashtu aplikimi për një lidhje të re të energjisë elektrike dhe të merren dokumente që lidhen me gjendjen e detyrimeve ndaj kompanisë./Monitor
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë përsëri të pandryshuar normën...
TIRANË- Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë t&eum...
foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira ...
Pamje Grupi i strukturuar i falsifikatorëve ishte një pikë referimi jo vetëm për personat me aktivitet në trafiqe, por edhe p...
Pamje PESHKOPI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetr&...
Pamje Këto pamje dramatike të emigrantëve ilegalë që vrapojnë për të marrë gomonen drejt ujërave të ...
Banesa LEZHË- Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga...
Pamje TIRANË- Policia ka arrestuar aktivistin, Edison Lika pasi ka goditur me vezë makinën që ka dalë nga godina e Kryeministris&e...
Foto ilustruse Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP rrëzoi me shumicë votash të mërkurën kërkesat e dy kan...
pamje TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon 130 ditë të revoltës qytetare. Pas marshimit në rrugët e Tira...