“Muzeu Arkivor, një hapësirë e re ku historia takohet me teknologjinë”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”
08/10/2026 08:31
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë pamje nga Muzeu Arkivor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ku e ka cilësuar si “Tempullin e Dokumenteve”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se kjo është një hapësirë e re ku historia takohet me teknologjinë.
Rama shtoi se vizitori e zbulon të shkuarën përmes dokumenteve, imazheve, zërit dhe ndërveprimit.
“Mirëmëngjes dhe me “Tempullin e Dokumenteve”, Muzeun Arkivor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, një hapësirë e re ku historia takohet me teknologjinë dhe vizitori e zbulon të shkuarën përmes dokumenteve, imazheve, zërit dhe ndërveprimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Top Channel