Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vajza 17 vjeçe rrezikonte të mbytej dhe nuk pranonte të ngjitej në skafin e Policisë, VIDEO: Efektivi hidhet në liqenin e Pogradecit dhe e shpëton

Shkruar nga Newsbomb
Vajza 17 vjeçe rrezikonte të mbytej dhe nuk pranonte të ngjitej
Efektivi hidhet në liqenin e Pogradecit dhe shpëton vajzën

Një vajzë 17 vjeçe me probleme të shëndetit mendor është shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato Kufitare në Pogradec, pasi ishte futur në liqen dhe rrezikonte të mbytej. Efektivët reaguan me shpejtësi dhe me profesionalizëm duke i shpëtuar jetën.

Pas marrjes së njoftimit se një shtetase e mitur kishte hyrë në liqen, shërbimet e SPK Pogradec kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Pasi kanë konstatuar 17-vjeçaren, shërbimet e Policisë i kanë kërkuar që të afrohej te mjeti i Policisë Kufitare, po ajo ka refuzuar.

Në këto kushte, inspektori i Policisë M. D. është hedhur në ujë, ka marrë në krah 17-vjeçaren dhe e ka nxjerrë në breg. Shtetases së mitur iu dha ndihma e parë dhe më pas iu dorëzua familjarëve.  

 

Qytetarët e pranishëm në breg të liqenit dhe familjarët e 17-vjeçares falënderuan shërbimet e Policisë, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Ngjarja ka ndodhur më datë 6 Tetor, dy ditë më parë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese