Zhegrova shkëlqen në Nations League, askush nuk e kalon në driblime

Zhegrova shkëlqen në Nations League, askush nuk e kalon në driblime

08:51, 08/10/2026

Edon Zhegrova po konfirmon edhe një herë se është një prej futbollistëve më të rrezikshëm në duelet një kundër një. Ylli i Kosovës kryeson renditjen e lojtarëve me më shumë driblime të kompletuara në UEFA Nations League.

Sulmuesi kosovar ka realizuar deri tani 18 driblime të suksesshme, duke lënë pas disa prej emrave të njohur të futbollit europian.

Pas Zhegrovës renditet norvegjezi Antonio Nusa, me 13 driblime, ndërsa Arda Güler, Nuno Mendes dhe Tomaš Suslov kanë nga 11 të tillë.

Renditja:

18 – Edon Zhegrova

13 – Antonio Nusa

11 – Arda Güler

11 – Nuno Mendes

11 – Tomaš Suslov

Kjo statistikë tregon qartë ndikimin që Zhegrova ka në lojën e Kosovës. Aftësia për të kaluar kundërshtarët në situata një kundër një e ka bërë atë një prej armëve kryesore të përfaqësueses dhe njëkohësisht një nga lojtarët më spektakolarë të këtij edicioni të Nations League.

Me 18 driblime të kompletuara, Zhegrova është aktualisht numri 1 i kompeticionit në këtë kategori, duke lënë pas emra të rëndësishëm të futbollit europian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco