Ambasada e Gjermanisë “thellësisht e shqetësuar” për Ligjin për Specialen
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë që ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që i bëri Kuvendi i Kosovës të hënën në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ligjvënësit kosovarë e ndryshuan ligjin për t’ia kufizuar kompetencat gjykatës me bazë në Hagë gjatë një votimi pak para mesnatës të martën.
Në një përgjigje për REL-in, zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë, Catalina Heine, tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion i pavarur gjyqësor dhe se pavarësia e tyre nuk bën të cenohet.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion gjyqësor i pavarur dhe u themeluan në bazë të ligjit të Kosovës dhe mbështetën në Kushtetutën e Kosovës. Qëllimi i tyre është të sigurojnë llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Për të përmbushur këtë synim, pavarësia e tyre duhet të respektohet plotësisht”, thuhet në përgjigje.
Ambasada gjithashtu theksoi se e mbështet qëndrimin e BE-së kundër ndryshimeve në këtë ligj.
Më herët, Bashkimi Evropian tha se këto ndryshime bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand.
“Albin Kurti shkul timonin e autobusit”, pedagogu Zekthi: Kosova duhet të ketë një qeverisje model
Diplomatja Harxhi: Ja pse emri i presidentes së re të Kosovës nuk ishte surprizë, Kurti ishte lojtar shumë i mirë
“Presidentja e Kosovës është e Kurtit, jo e PDK-së”, analisti Mehmetaj zbulon se si u arrit marrëveshja
- 07:51 Parlamenit diskuton sot projektligjin për ndarjen e re territoriale
- 22:35 “Albin Kurti shkul timonin e autobusit”, pedagogu Zekthi: Kosova duhet të ketë një qeverisje model
- 22:34 Protestat në Francë, Burimi: Qeveria, kafshë e plagosur
- 22:30 Edit Harxhi: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra
- 22:11 Diplomatja Harxhi: Ja pse emri i presidentes së re të Kosovës nuk ishte surprizë, Kurti ishte lojtar shumë i mirë
- 22:10 Dëbimi i saj nga banesa shkaktoi protesta mbarëkombëtare në Spanjë, ndërron jetë Maricarmen Abascal