Sot në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohet mbi bazë dokumentesh kërkesa e Sali Berishës i cili kërkon heqje të masës “Detyrim Paraqitje”.

Konkretisht siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në orën 11 do të shqyrtohet kërkesa për të shpallur si jo kushtetuese vendimin e apelit të 3 janarit 2025 ku u zëvendësua masa nga “Arresti shtëpiak” në “Detyrim Paraqitje”.

“Sali Berisha, seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shfuqizim si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, thuhet në shkresë.

 

 

Top Channel