Reforma territoriale sot në Kuvend, PS mbledh grupin parlamentar, merr pjesë edhe Rama

8 Tetor 2026 | 09:24

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot në orën 09:00, në sallën e seancave plenare, rreth një orë para nisjes së seancës së Kuvendit.

Në qendër të diskutimeve mësohet të jetë reforma administrativo-territoriale, për të cilën socialistët synojnë të votojnë sot draftin që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Për miratimin e reformës nevojiten 84 vota në Kuvend. Drafti ka hasur edhe kundërshtime brenda grupit socialist, pasi deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë shprehur rezerva dhe kanë votuar kundër draftit në mbledhjen e mëparshme të grupit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Seanca plenare është parashikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa reforma territoriale është pika e shtatë e rendit të ditës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vlorë, vatër zjarri në kodrën e lagjes “15 Tetori”, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një vatër aktive zjarri është regjistruar pak momente më parë në lagjen “15 Tetori” në Vlorë. Sipas raportimeve, zjarri ka përfshirë një pjesë të kodrës...
09:17 | 08/10/2026

Ambasada e Gjermanisë “thellësisht e shqetësuar” për Ligjin për Specialen

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë që ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që i bëri Kuvendi i Kosovës të hënën në Ligjin për...
08:56 | 08/10/2026

Bllokohet në rrjedhën e Devollit, zjarrfikësit shpëtojnë të riun

Një i ri është shpëtuar nga shërbimi zjarrfikës i Gramshit, pasi mbeti i bllokuar në mes të lumit Devoll. Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme,...
08:05 | 08/10/2026