web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

IKMT bllokon transportin e paligjshëm të druve në Shkodër

8 Tetor 2026, 09:29, Aktualitet CNA

IKMT bllokon transportin e paligjshëm të druve në Shkodër

IKMT bllokon dy raste të transportit të paligjshëm të materialit drusor në rrugët automobilistike të Qarkut Shkodër.

Gjatë patrullimeve të punonjësve të Drejtorisë Rajonale Shkodër në aksin Koplik-Dedaj Razëm, në vendin e quajtur Bzhedë u konstatua një mjet tip “IFA”, i cili po transportonte material drusor ahu e pashoqëruar me dokumentacion tekniko-ligjor që verteton origjinën e mallit.

Gjithashtu, në aksin rrugor Koplik-Reç-Dedaj, në vendin e quajtur Fshati Reç, u konstatua një mjet tjetër tip furgon i ngarkuar me lëndë drusore pa dokumencation.

IKMT bllokon transportin e paligjshëm të druve në Shkodër

IKMT kreu veprimet ligjore për të dyja rastet bashkë me bllokimin e mjeteve dhe sasisë së lëndës drusore, e cila u vu në dispozicion të Bashkisë së Malësisë së Madhe.





Lajmet e fundit nga