POLITIKË /

Zërat kundër ‘Territoriales’ brenda PS, Rama mbledh deputetët para votimit më pas largohet nga Kuvendi

Shkruar nga Versus

Zërat kundër ‘Territoriales’ brenda PS, Rama mbledh

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste para nisjes së seancës plenare që mbahet sot në Kuvend për votimin e Reformës Territoriale.

Mësohet se në mbledhje mungonte deputetja Belinda Balluku. Ndërsa sa i takon qëndrimit të socialistëve për Reformën, më herët deputetët Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe kanë shprehur kundërshtimin e tyre. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri është larguar nga Kuvendi i shoqëruar me eskortën e tij të mjeteve 'fuoristradë'. Versus.al

 

Tags:

edi rama

Poll