POLITIKË /

Muzeu i pavarësisë në "mjerim", Bido: Muzeu hebraik në Vlorë na duhet se tregon madhështinë e mikpritjes tonë

Pavarësisht se pranoi gjendjen skandaloze të muzeut të pavarësisë, Bido tha se muzeu hebraik duhet për të treguar madhështinë e mikpritjes shqiptare.

Shkruar nga Versus
Muzeu i pavarësisë në "mjerim", Bido: Muzeu hebraik
Deputeti Ardit Bido dhe projekti i muzeut hebraik në Vlorë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ku foli për muzeun hebraik që ka nisur të ndërtohet në Vlorë.

Duke folur për këtë temë, ai pranoi edhe gjendjen e mjerueshme të muzeut të pavarësisë në Vlorë.

“Është një muze ku nuk çon dot një fëmijë, të huaj apo një mikun tënd shqiptar që të marrë frymën e momentit më të rëndësishëm kombëtar që është pavarësia.Për këdo që di sadopak nga muzeumet e di se ai vetëm muze nuk është”- tha Bido ndër të tjera.

Por pavarësisht kësaj, sa i takon argumenteve pro muzeut hebraik, Bido tha se ky muze tregon madhështinë e mikpritjes së shqiptarëve dhe jo historinë e hebrenjve.

“Ne përmes historisë së bashkëjetesës së hebrenjve me labët në Vlorë, nuk tregojmë historinë e hebrenjve, por madhështinë e labërisë dhe të shqiptarëve që i mikpritën, bashkëjetuan, bashkërenduan si popullsi dominante. Krenaria jonë kombëtare është se këtë popullsi jo vetëm nuk e ka diskriminuar, por e ka shpëtuar”- shtoi deputeti socialist. Versus.al

Poll