I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, me moderatorin Flavio Qarri, mjeku Besnik Jakaj foli për koncesionin e ‘Check-Up’ dhe funksionimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri.
Jakaj ngriti pikëpyetje mbi përfitimet që qytetarët kanë marrë pas pagesës së mbi 100 milionë eurove për këtë koncesion, ndërsa kritikoi edhe ndryshimet e bëra në ligjin e barnave gjatë kohës kur Ilir Beqja ishte ministër i Shëndetësisë.
Sipas Jakajt, mungojnë analizat që të tregojnë efektin real të ‘Check-Up’ në parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve.
Intervista në studio:
Qarri: Një nga ligjet e para propagandistike të lançuara nga edhe Rama edhe nga Beqja, ishte heqja e TVSH-së për shërbimet në shëndetësi. Ligji i parë në 2014, për çështjet shëndetësore, gjëja e parë që bëri Beqja, gjëja e dytë që bëri Beqja që bëri këtë ligjin për heqjen e TVSH-së me 20% që do duhej të na ulte çmimin në mënyrë të ndjeshme për shërbimet shëndetësore ishte që të bënte koncensionin e ‘chek-up’ dhe gjëja e tretë që Beqja pasi firmosi edhe koncensionin e ‘chek-up’ ishte që të paguante 100 milionë euro koncensionin me TVSH te Vilma Nushi.
Jakaj: Beqja si ministër në djallëzinë e tij ishte gjenial në djallëzi. Beqja ndryshoi edhe ligjin e barnave dhe shërbimit farmaceutik që me dy nene fut një klauzolë djallëzore që rrëzon të gjithë sistemin e barnave dhe shërbimit farmaceutik në Shqipëri sepse është hallkë shumë e rëndësishme dhe shumë e lidhur me shëndetin e popullatës dhe është shumë fitimprurëse nga pikëpamja korruptive. Pastaj shkon dhe rri e njëjta ‘gjendje’ edhe me Ogertën sepse ishin bashkë vuajtës dhe bashkëfajtorë.
Qarri: Edhe bashkëpronarë në ndonjë vend?
Jakaj: Se kam të vërtetuar por besoj se me gjithë këto bëma që janë bërë në shërbimin shëndetësor, o bashkëpronar o e ka marrë në dorë sepse ashtu i bie. Ku kanë vajtur lekët? Çfarë ka ndodhur me këto? Çfarë bën Instituti i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë? Kanë bërë ndonjë studim analizë se kush ka qënë përftimi i qytetarëve shqiptarë? Kemi paguar mbi 100 milionë euro çfarë përfitimesh kemi pasur, çfarë studimesh kemi bërë? Sa kemi ulur parandalimin, se qëllimi i ‘chek-up’ është parandalimi se sistemi parësor është shumë i rëndësishëm në parandalim dhe është shumë më e rëndësishme që të parandalojmë dhe të mjekojmë në kohë që të mos kalojmë në mjekime afatgjata me kosto shumë më të mëdha për sistemin shëndetësor dhe për buxhetin familjare pasi sipas të gjitha institucioneve evropiane që masin indikatorët e sistemit shëndetësor jemi populli që paguan më shumë nga buxheti familjar për sistemin shëndetësor në Evropë dhe rajon.
© SYRI.net
‘Patriot ose tradhtar!’/ Tedi Blushi: Çdo deputet do të mbahet shënim për qëndrimin dhe votën
'Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij', thirrja e Berishës: Të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit!
Reforma territoriale/ Nezaj: PS po thellon pasojat e reformës së 2014-ës, rrezikohet demokracia vendore