Protestë para Kuvendit, policia ndryshon planin e masave të sigurisë
Në seancën e sotme plenare pritet të diskutohet projektligji për Reformën Territoriale, i propozuar nga Partia Socialiste, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46.
Seanca pritet të shoqërohet me tensione, pasi opozita, e cila e ka kundërshtuar vazhdimisht hartën e re territoriale, ka paralajmëruar protesta brenda dhe jashtë ambienteve të Kuvendit.
Për shkak të protestave të paralajmëruara, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie por këtë herë me një strategji tjetër të masave.
Mësohet se nuk është bllokuar rruga përpara Parlamentit dhe mbetet e lirë për të kaluar për qytetarët. Forca të shumta të rendit janë vendosur përgjatë zonës nga Xhamia e Namazgjasë, përgjatë Rrugës së Elbasanit, deri te Ministria e Brendshme
Ndërkohë, bashkitë e drejtuara nga opozita i kanë dërguar një letër Komisionit Europian, përmes së cilës kërkojnë që të mos lejohet miratimi i njëanshëm i Reformës Territoriale.
Vlorë, vatër zjarri në kodrën e lagjes “15 Tetori”, ndërhyjnë zjarrfikësit
Bllokohet në rrjedhën e Devollit, zjarrfikësit shpëtojnë të riun
Parlamenti diskuton sot projektligjin për ndarjen e re territoriale
- 09:38 Shembet pjesërisht pallati 7-katësh në Stamboll, 8 persona nxirren të plagosur nga rrënojat
- 09:24 Reforma territoriale sot në Kuvend, PS mbledh grupin parlamentar, merr pjesë edhe Rama
- 09:17 Vlorë, vatër zjarri në kodrën e lagjes “15 Tetori”, ndërhyjnë zjarrfikësit
- 09:04 Pagat reale pritet të bien në ekonomitë kryesore europiane, Gjermania bën përjashtim
- 08:56 Ambasada e Gjermanisë “thellësisht e shqetësuar” për Ligjin për Specialen
- 08:05 Bllokohet në rrjedhën e Devollit, zjarrfikësit shpëtojnë të riun