• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Afera 1.5 milionë €/ Si e favorizoi Jonaid Myzyri firmën pogradecare në tenderin e pastrimit të Traumës

by Bota Bota
October 8, 2026
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Politike
Afera 1.5 milionë €/ Si e favorizoi Jonaid Myzyri firmën pogradecare në tenderin e pastrimit të Traumës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër aferë po del në dritë mbi marrëdhënien mes ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, dhe firmës “Rej” të familjes Kapri në Pogradec, teksa dokumentet e hulumtuara nga Vox News tregojnë një marrëdhënie tepër të dyshimtë.

Myzyri la KPP-në për t’u katapultuar te Operatori i Blerjeve të Përqendruara, por e kaluara e tij në atë pozicion ka lënë shumë “njolla”, të cilat duhen hetuar nga organet ligjzbatuese.

Vox News ka raportuar edhe më herët për këtë aferë, aq sa me disa vendime tepër të diskutueshme, Myzyri i ka dhënë dhjetëra miliona euro firmës “REJ”. Ndërkohë, në këto radhë do të ndalemi te një tjetër tender, teksa nga analiza e dokumenteve të KPP-së del mjaft qartë binomi, ku pavarësisht se Kaprit ishin skualifikuar në APP, Myzyri me manovrat e tij e kualifikoi, duke mos qenë edhe oferta më e ulët.

Në redaksinë e Vox News ka mbërritur një tjetër denoncim, ku shkruhet se “Jonaid Myzyri akuzohet për favorizim dhe shkelje të barazisë në tendera”. Denoncimi ka të bëjë se, ish kreu i KPP-së, gjatë gjithë kohës ka favorizuar në jo pak raste “Rej” shpk.

“Nëse ‘Rej’ ankohej për 10 tendera, 9 ia jepte Myzyri. Nga analiza del që KPP-ja i ka dhënë Myzyrit plot 90 % të tenderave me ankesë drejtuar këtij institucioni. Një rekord më vetë”, thuhet në denoncim.

Rasti i parë i denoncuar dhe i analizuar nga Vox News ka ndodhur në procedurën e pastrimit të Spitalit të Traumës të vitit 2022. Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara në atë kohë, tani është OBP (Operatori i Blerjeve të Perqendruara), për këtë procedurë skualifikoi të gjithë operatorët ekonomik, ndërsa Jonaidi duke favorizuar “Rej” shpk i dha fitoren këtij të fundit duke shkelur ligjin.

Fillimisht, OBP mori vendimin se firma s’kishte numrin e saktë të punonjësve sanitarë. Nga 42 të kërkuar, kishte vetëm 38 punonjës. Më pas rezultoi se firma nuk disponon në pronësi ose me qira “dy makina larëse për ambientet e brendshme”.

“Për këtë kërkesë, ofertuesi ka paraqitur një kontratë blerje me kusht me subjektin ‘Globi’ nga ku rezulton se kjo e fundit ka ende pronësinë e makinave larëse, në kundërshtim me kërkesën e AK ku kërkohet shprehimisht që subjekti ofertues të disponojë në pronësi ose qira mjetet e kërkuara në momentin e hapjes së ofertave”, thuhet në dokument.

Pra e shkruar mjaft qartë se nuk përmbush kërkesat për t’a fituar tenderin. Madje, rezultonte se Rej nuk dispononte makinë për larjen e rrugëve (Autobot) sipas kërkesave të AK.

“Nga leja e qarkullimit e paraqitur në SPE për autobotin AB048CF, rezulton se ky i fundit është dhënë me qira, pra nuk disponohet nga ofertuesi. Ndërsa, autoboti me targë 3  AA294FF, referuar fotos se paraqitur, nuk rezulton të jetë siç kërkohet në DST, i pajisur me pompe për larjen e rrugëve me presion dhe i pajisur me tub për nxjerrjen e ujit në pjesët anësore të tij”, vijonte dokumenti.

Të dhënat e analizuara nga Vox News tregojnë se KPP me vendim nr. 923 të datës 23 shtator 2022, shihet qartazi që edhe pse vetë autoriteti që zhvillon procedurën mundohet të shpjegojë që pse duhet skualifikuar Rej shpk, Komisioni e kualifikon.

“Pas shqyrtimit të ankesës, KPP mori vendimin të pranojë ankesën në tenderin me vlerë 137 milionë lekë”, thuhet në vendim.

Myzyri ka luajtur me datat e vlerësimit të ofertave, duke ia dhënë tenderin aforfe firmës REJ. Autoriteti kërkon që të kryejë verifikim në ambientet e kompanisë për të vërtetuar disponueshmërinë e mjeteve të pastrimit që ka paraqitur në këtë ofertë, gjë që ka vërtetuar që nuk janë ashtu si ato mjete që është kërkuar në dokumentet standarde të tenderit. Edhe pse përgjigja që skualifikimi është bërë kundrejt dispozitave ligjore të ligjit të prokurimit, përsëri vendimi është disa herë në favor të kompanisë Rej shpk./ Vox News

Tags: "REJ"afere 1.5 mln euro1.5 mln euroJonaid MyzyriOBP KPP
Previous Post

Rikthehet reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e sotme

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Afera 1.5 milionë €/ Si e favorizoi Jonaid Myzyri firmën pogradecare në tenderin e pastrimit të Traumës

Afera 1.5 milionë €/ Si e favorizoi Jonaid Myzyri firmën pogradecare në tenderin e pastrimit të Traumës

October 8, 2026
Rikthehet reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rikthehet reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e sotme

October 8, 2026
Ish-mbrojtësi i Zvicrës sfidon Infantinon për presidencën e FIFA-s

Ish-mbrojtësi i Zvicrës sfidon Infantinon për presidencën e FIFA-s

October 7, 2026
Arrestohet hakeri që dyshohet se shantazhoi mijëra kompani

Arrestohet hakeri që dyshohet se shantazhoi mijëra kompani

October 7, 2026
Rivalët e ‘përjetshëm/ Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!

Rivalët e ‘përjetshëm/ Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
Aktivisti Edison Lika godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

Aktivisti Edison Lika godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

October 7, 2026
Kërcënimi ndaj gazetarit Almer Toska! Reagon Gazment Bardhi: Veprime të një shteti mafioz, organet kompetente të reagojnë

Kërcënimi ndaj gazetarit Almer Toska! Reagon Gazment Bardhi: Veprime të një shteti mafioz, organet kompetente të reagojnë

October 7, 2026
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

October 7, 2026
Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

October 7, 2026
Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën në Kurbin, humb jetën 3-vjeçarja

Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën në Kurbin, humb jetën 3-vjeçarja

October 7, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Erion Isai u kërkon favore s*ksuale punonjësve dhe drejtorëve”- Gazetari bën denoncimin e fortë dhe publikon mesazhet +18 me kryebashkiakun e Kolonjës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL