Rreth 350 demokratë nga Vlora drejt Tiranës në mbështetje të protestës

8 Tetor 2026 | 09:52

Rreth 350 demokratë nga bashkitë e qarkut Vlorë kanë mbërritur në Tiranë, në mbështetje të protestës që pritet të zhvillohet në orën 10:00.

Sipas informacioneve, rreth 230 prej tyre janë regjistruar më herët në degën e Partisë Demokratike në Vlorë, rreth 80 në degën e PD-së në Selenicë dhe rreth 40 në degën e Himarës.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se nuk ka pasur një organizim të veçantë për transportin e protestuesve me furgona apo autobusë. Personat që kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në protestë janë regjistruar paraprakisht në degët përkatëse dhe janë nisur drejt Tiranës me mjete private.

Ndërkohë, degët lokale janë kujdesur edhe për simpatizantët që nuk dispononin automjet, duke i koordinuar me persona të tjerë për transportin drejt kryeqytetit.

Sipas të njëjtave burime, përveç personave të regjistruar në degët lokale, ka edhe qytetarë të tjerë që janë nisur drejt Tiranës me dëshirën për të marrë pjesë në protestë, por pa u regjistruar paraprakisht në strukturat e PD-së. Numri i tyre ende nuk është i konfirmuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestë para Kuvendit, policia ndryshon planin e masave të sigurisë

Në seancën e sotme plenare pritet të diskutohet projektligji për Reformën Territoriale, i propozuar nga Partia Socialiste, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në...
09:45 | 08/10/2026

Reforma territoriale sot në Kuvend, PS mbledh grupin parlamentar, merr pjesë edhe Rama

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot në orën 09:00, në sallën e seancave plenare, rreth një orë para nisjes së seancës së Kuvendit....
09:24 | 08/10/2026

Berisha fton qytetarët në protestë para Kuvendit: Të bashkohemi kundër shkrirjes së bashkive

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje këtë të mërkurë nga selia e PD qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që të mblidhen...
14:40 | 07/10/2026