Edi Rama ka mbledhur me urgjencë mëngjesin e kësaj të enjteje, grupin parlamentar të PS-së, pak para nisjes së seancës plenare, ku në fokus të diskutimeve është reforma administrativo-territoriale.
Socialistët pritet të votojnë sot projektligjin që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, por për miratimin e tij nevojiten 84 vota në Kuvend.
Drafti ka hasur edhe kundërshtime brenda grupit socialist, ku deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë shprehur rezerva ndaj reformës dhe në mbledhjen e mëparshme të grupit kanë votuar kundër saj.
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, pritet që Edi Rama, të japë urdhërin e fundit sa i takon votimit të reformës territoriale.
LEXO EDHE:
Braçe-Sinaj parimorë, apo “pazar” për bashkitë Tiranë dhe Vlorë?














