Komuniteti i San Paolo, në provincën e Brescias në Itali, është përfshirë nga dhimbja pas vdekjes së një 13-vjeçari, i cili nuk arriti të mbijetonte pas një arresti kardiak.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në oratorion e Cremezzanos. I mituri ishte duke luajtur futboll me miqtë dhe bashkëmoshatarët e tij kur u rrëzua papritur në fushë.
Një grua e pranishme në atë moment i dha ndihmën e parë, duke i kryer masazh kardiak për një kohë të gjatë deri në ardhjen e ekipeve të specializuara.
Adoleshenti u dërgua me helikopter në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo, ku u trajtua në terapi intensive. Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, gjendja e tij u rëndua gradualisht dhe, pas dy ditësh, ai ndërroi jetë.
Vdekja e 13-vjeçarit ka shkaktuar tronditje dhe pikëllim të madh te familjarët, miqtë, bashkëmoshatarët dhe banorët e komunitetit të San Paolo.





