Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me votimin e Reformës Administrativo-Territoriale.
Në një deklaratë për mediat para Parlamentit, Berisha tha se Rama po ushtron presion ndaj deputetëve socialistë për të siguruar votat për miratimin e reformës.
“Edi Rama po ushtron terror nga deputeteve të grupit parlamentar të PS, ka bllokuar sallën e parlamentit dhe po i kap me libër shtëpia deputetet e tij nga frika se nuk do ta votojnë reformën. Ky është një akt i turpshëm.
Deputetet duhet të ndihen të ndërgjegjshëm. Ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe po bërtet si i çmendur deputeteve të vet”, tha Sali Berisha.














