VIDEO/ Seanca maratonë në Kuvend/ Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

8 Tetor 2026, 10:10Politika TEMA
VIDEO/ Seanca maratonë në Kuvend/ Policia blindon Parlamentin!

Ndërsa pritet të nisë seanca maratonë në Kuvend në orën 10:00 me të paktën 18 pika në rend të ditës, paralelisht para godinës dhe në rrugët e Tiranës është paralajmëruar një protestë opozitare kundër miratimit të Reformës Territoriale që gjithashtu ndodhet në rendin e ditës (8 tetor).

Policia e Shtetit ka marrë masat e rrepta të sigurisë me forca të shtuara në të gjitha rrugët që çojnë te Parlamenti, duke vendosur edhe gardh metalik dhe krijuar kordonë.

Forcat janë përqendruar kryesisht në hyrjet e rrugëve në bulevard dhe mbi zonën e Rrugës së Elbasanit, xhamia, Ushtari i Panjohur dhe ish-Hotel Dajti.

Ndërkohë që raportohet se nga qytetet po vijnë qytetarë që t’i bashkohen protestës nga rrethe të ndryshme, edhe pse jo në fluksin e pritshëm nga krerët e opozitës.

Berisha i bëri përsëri thirrje mbështetësve pak më herët që të vinin në protestë. Berisha la të kuptohej se deputetët e PD nuk do i bashkoheshin protestës në shesh.

Teksa dilte nga selia blu për në Kuvend, ai i tha medias se “kjo është protestë qytetare, zero vjedhje! ne do jemi brenda Parlamentit, protestuesit jashtë”.

Policia ka krijuar perimetrin e zakonshëm të sigurisë, me rrethim të Kuvendit, ndërsa edhe deputetët e parë kanë nisur të mbërrijnë në godinë për punimet maratonë.

Lini një Përgjigje