Politikë
Berisha: Rama është çmendur, po i kap me libër shtëpie deputetët se mos nuk i votojnë reformën

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po u ushtron presion deputetëve të tij për të votuar reformën territoriale në Kuvend.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha thotë se deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.
Reklamë
“Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën.
Ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm.
Reklamë
Deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.
Megjithatë ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe është i ndyrë duke bërtitur si i çmendur deputetëve të vet”, tha Berisha.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




