web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama mbledh socialistët/ Berisha: Po kap me "libër shtëpie" deputetët se mos nuk i votojnë reformën

8 Tetor 2026, 10:05, Politikë CNA

Rama mbledh socialistët/ Berisha: Po kap me "libër

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët e PS-së nga frika se mos nuk votojnë Reformën Territoriale.

Berisha tha se ky është një akt i turpshëm duke shtuar se deputetët duhet të ndihen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.

“Edi Rama po i kap me 'libër shtëpie' deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën.

Ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm.

Deputetët duhet të ndihen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.

Megjithatë, ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe është i ndyrë duke u bërtitur si i çmendur deputetëve të tij”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga