Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për gazetarët në hyrje të Parlamentit, në prag të fillimit të seancës për votimin e propozimit të PS-së, për Reformën Territoriale.
Sipas Berishës, “Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën”.
Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën. Ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm.
Deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.
Megjithatë ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe është i ndyrë duke bërtitur si i çmendur deputetëve të vet.