Vrau 5 persona në 3 shtete, gati ekstradimi nga Britania për “Tony Montanën”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.10.2026, 10:13

Mane Driza, i njohur me nofkën “Tony Montana”, pritet të transferohet në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi është dënuar për vrasjen e pesë personave në tre shtete. 48-vjeçari e nisi aktivitetin kriminal në Shqipëri, përpara se të largohej drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas në Itali.

Sipas raportimeve, në moshën 18-vjeçare Driza vrau dy persona në Shqipëri, ndërsa më vonë u largua drejt Britanisë së Madhe duke përdorur identitet të rremë. Në vitin 1999, ai vrau në Britani shqiptarin Stefan Mone dhe disa muaj më pas u largua drejt Italisë, ku vrau me armë Artan Maskajn dhe Albert Blushajn, ndërsa tentoi të vriste edhe një person tjetër.

Driza është dënuar me 25 vite burg në Shqipëri, 30 vite në Itali dhe 20 vite në Mbretërinë e Bashkuar. Pas marrëveshjes së arritur në vitin 2023 mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për transferimin e të dënuarve shqiptarë, ai pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimeve të dhëna nga autoritetet shqiptare dhe britanike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit