Lajmi i fundit

LIVE - Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Poshtë Edi Rama/ Fillon senaca plenare

'Rama n'burg, Belinda n'Burg'/ Reforma territoriale në seancë plenare: Rama blindon Kuvendin nga frika e protestuesve

'Rama n'burg, Belinda n'Burg'/ Reforma territoriale në seancë plenare: Rama blindon Kuvendin nga frika e protestuesve

10:13, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kuvendi pritet të votojë sot reformën e re territoriale, një proces që pritet të shoqërohet me debate dhe përplasje politike, për shkak të kundërshtive të shprehura nga opozita dhe qytetarë të bashkive që janë propozuar për t'u shkrirë, por edhe nga deputetë brenda mazhorancës, Erion Brace dhe Vullnet Sinaj kanë paralajmëruar votën kundër.

Për miratimin e reformës nevojiten 84 vota në Kuvend. Përballë kësaj, opozita ka paralajmëruar vijimin e aksionit politik si brenda sallës së Parlamentit, ashtu edhe jashtë saj.

Protesta po zhvillohet para parlamentit, ne duar e protestuesve shihen pankarta, "Rama n'burg, Belinda n'burg', dhe thirrjet, "Rama jepe dorëheqjen".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco