TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme në Parlament pritet të votohet reforma e re territoriale, që pritet të shoqërohet edhe me debate, për shkak të kundërshtive, jo vetëm nga opozita, por edhe nga brenda grupit të PS.
Mazhoranca duhet të sigurojë 84 mandate, me qëllim miratimin e kësaj reforme.
Ndërkohë nga ana e saj opozita ka paralajmëruar aksion si brenda parlamentit ashtu edhe jashtë.
Edhe qytetarë të shumtë kanë paralajmëruar protestë si çdo të enjte kur ka seanca plenare.
Në kuadër të zhvillimit të seancës dhe protestës, policia ka marrë masa të shtuara sigurie përreth godinës së Kuvendit. Zona përpara Parlamentit është rrethuar me barriera metalike për të kufizuar afrimin e protestuesve drejt godinës.
Po ashtu forca të shumta policie janë vendosur edhe në anën e hyrjes së ministrisë së Brendshme.
Efektivë të shumtë dhe automjete policie kanë bllokuar hyrjen e parlamentit. Pranë ndodhet edhe një autobot, në gatishmëri për neutralizimin e protestuesve.
Kuvendi do të nisë pas pak dhe policia ka marrë masat në terren për shkak të protestës së paralajmëruar. Përveç flamingove, edhe PD ka lajmëruar se do të kundërshtojë brenda e jashtë Kuvendit votimin e reformës së re territoriale që e redukton numrin e bashkive nga 61 në 46.
Efektivët e policisë janë pozicionuar te Xhamia e Namazgjasë në “Rrugën e Elbasanit” deri te Ministria e Brendshme, por rruga nuk është bllokuar momentalisht.
