Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar në sallën e Kuvendit.
Mbledhja është drejtuar nga kryeministri, Rama, i cili pas një kohe të gjatë ka marrë drejtimin e mbledhjes së grupit socialist.
Sipas një burimi nga grupi i PS-së, të cituar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, gjatë mbledhjes Rama ka folur për reformën territoriale, e cila pritet të diskutohet dhe të miratohet sot në Kuvend.
“Kush nuk voton reformën territoriale sot, le të iki”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes, duke kërcënuar deputetët socialistë.
Reforma territoriale pritet të jetë një nga çështjet kryesore të debatit në Kuvend, ndërsa votimi i saj do të tregojë edhe qëndrimin e deputetëve të mazhorancës ndaj ndryshimeve të propozuara.













