Berisha në Kuvend: Videot e Adi Hilës janë lule, para videove të Gys Agasit me ju

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke iu referuar videove të kompozitorit Adi Hila dhe atyre që, sipas tij, lidhen me socialistët dhe Ergys Agasin, i cili ndodhet i arrestuar.
Berisha deklaroi se faktet dhe videot do të bëhen publike, ndërsa i cilësoi ato si “turpi i turpeve të njerëzimit”. Ai akuzoi gjithashtu socialistët se po përpiqen të pengojnë transparencën dhe se “arkivi i tyre i krimit nuk ka fund”.
“Videot e Adi Hilës janë lule para videove të Gys Agasit me ju. Videot e Gys Agasit me ju janë turp i turpit të njerëzimit. Do dalin. Jeni aty. Arkiva juaj e krimit nuk ka fund. Ndaj dhe ju doni të shkelmoni Kushtetutën. Sot sytë e mbarë shqiptarëve janë të drejtuar te kjo sallë që është urdhëruar të kryejë krimin madhor, të asgjësojë 15 bashki funksionale. Po bëni çdo gjë që të bëni një reformë që të shkelmoni interesat e qytetarëve. Keni thirrur edhe Lubinën që të bëni votat.”, tha Berisha.




