Lideri i opozitës, Sali Berisha, foli për gazetarët në hyrje të Kuvendit, ku sot pritet të votohet propozimi i mazhorancës për reformën territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.
I pyetur se çfarë do të bëjë opozita dhe nëse do të përpiqet ta ndalë miratimin e reformës, Berisha tha se deputetët e opozitës do të bëjnë çdo përpjekje dhe se asnjë deputet i PD-së nuk do ta votojë atë.
Berisha iu përgjigj edhe pyetjeve nëse PS rrezikon të mos sigurojë votat e nevojshme, duke akuzuar Edi Ramën se po ushtron presion mbi deputetët socialistë.
Ndërsa për protestën e paralajmëruar pas seancës, ai theksoi se ajo do të jetë qytetare dhe pa simbole partiake, duke shtuar se në të pritet të marrin pjesë qytetarë nga bashki të ndryshme të vendit.
Pyetje-përgjigje:
Pyetje: Opozita çfarë do bëjë?
Sali Berisha: Opozita, ju do jeni këtu, do mbrojë gjer në fund interesat e qytetarëve.
Pyetje: A do tentoni që reforma të mos kalojë sot, a do bëni pra përpjekjet tuaja që reforma të mos kalojë?
Sali Berisha: Ne do bëjmë çdo përpjekje që reforma të mos kalojmë, do u sqarojmë shqiptarët se çfarë përfaqëson kjo reformë, se si shkelmohet interesat e tyre e tyre për karrigen e Edi Rama, se si Edi Rama para fundit të pushtetit është i aftë të ndërmarrë çdo akt. Madje thonë se do sjellë edhe Lubi Ballukun sot në parlament.
Pyetje: Doktor, nëse PS ka rrjedhje votash, ka nga PD deputetë që mund ta votojnë?
Sali Berisha: Asnjë votë. Asnjë. Asnjë deputet i PD, por unë them edhe i opozitës, nuk e voton.
Pyejte: A rrezikon PS të mos e kalojë reformën territoriale?
Sali Berisha: Me atë terror që po ushtron Edi Rama, nuk mund të flas. Se ai i ka mbledhur aty dhe po u ushtron terror. I ka kapur me libër shtëpie, ti ke këtë, ti ke atë, ti ke marrë këtë koncesion, ti ke marrë atë tender, ti ke marrë atë favor. Në këtë mënyrë ai po i nënshtron aty mesa duket se po bëhet një proces kafkian.
Pyejte: A do i bashkoheni protestës më pas?
Sali Berisha: Protesta është e qytetarëve. Duhet të bëj një sqarim, ne i kemi thirrur, por janë socialistët, janë demokratët, por është edhe protesta rinore qytetare. Kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, janë protestuesit e Poliçanit, të Divjakës, të gjitha bashkive dhe do të mbetet në kuadrin e protestës qytetare pa simbole partiake.
E kam sqaruar edhe dje, nuk do ketë simbole partiake, do jetë një protestë e njerëzve, të cilët shohin se po shkelmohen në mënyrë kriminale interesat e tyre.
© SYRI.net