Protesta te Parlamenti, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

8 Tetor 2026 | 10:44

Tensione dhe përplasje janë shënuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër Reformës Administrativo-Territoriale.

Mes protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në një përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit.

Protestuesit kërkojnë të çajnë kordonin e policisë që të çon të Parlamenti ndërsa efektivët e policisë u kanë kërkuar të lirojnë rrugën.

Situata jashtë godinës së Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta zhvillohet paralelisht me seancën plenare.

Në rendin e ditës së Kuvendit është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Katër deputetë të opozitës i bashkohen protestës pranë Parlamentit

Katër deputetët e opozitës kanë vendosur që ti bashkohen protestës ditën e sotme. Konkretisht, Besart Xhaferri, Saimir Korreshi, Klevis Balliu dhe Bardh Spahia do bashkohen me...
10:44 | 08/10/2026

Turisti francez gjendet i pajetë në Kurbin, çfarë thotë Policia

Trupi i pajetë i një turisti francez është gjetur këtë të enjte në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë, Njësia Administrative...
10:40 | 08/10/2026

Tensione në protestën pranë Parlamentit, policia hedh spraj lotsjellës drejt qytetarëve (VIDEO)

Është tensionuar protesta pranë Parlamentit mes protestuesve dhe policisë. Efektivët e vendosur pranë xhamisë për të mos lejuar kalimin e protestuesve drejt parlamentit, kanë hedhur...
10:24 | 08/10/2026