Aktualitet

Tensione në protestën para Kuvendit/ Protestuesit tentojnë rrëzimin e gardhit!

Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seanca plenare, me fokus Reformën Territoriale, jashtë godinës situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Janë shënuar përplasje fizike me efektivët, duke shtyrë kordonin e bluve dhe tentuar rrëzimin e barrierave përreth perimetrit të Kuvendit.

Situata është përshkallëzuar më tej kur policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.