Socialistët kanë rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e PD për mocion me debat për arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni e akuzuar se ka ndihmuar me informacione sekrete Ergys Agasin gjatë arratisë. Në fjalën e tij, kreu i PD akuzoi se Vlora Hyseni është vënë në krye të SHISH me rekomandim të ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
“Shkelmin dhe të drejtën Kushtetuese. Në historinë 100 e ca vjeçare të shtetit shqiptar, implikimin direkt të shefes së Shërbimit në veprimtari kriminale me kartele më të rrezikshme të drogës nëpërmjet koordinatorit Ergys Agasi. Që ju të bllokoni një mocion të tillë, dëshmoni se çfarë jeni. Ju jeni anëtar të klubi Agasi, fakti që pranoni një vendim të tillë antikushtetues ju bën ju bashkëfajtor me padrionon në këtë akt. Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrion me rekomandim të Aleksandër Vuçiç. U emërua pasi presidenti dhe qeveria e Kosovës, e shkarkuan si të padenjë. Vlora Hyseni ishte shërbëtore e armiqve të Shqipërisë, ky ishte kriteri që u emërua. Pas Emërimit, fluturimthi, shkoi në Beograd, do të ishte Beogradi kryeqyteti i parë që do vizitonte kjo drejtuese e SHISH. Që ku u emërua në atë detyrë, kontrollohej nga Ergys Agasi”, tha Berisha.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, argumentoi se hetimi i kësaj çështjeje është përgjegjësi e SPAK dhe jo e politikës. Ai akuzoi opozitën për qëndrime të dyfishta ndaj drejtësisë dhe u bëri thirrje që të ndalin sulmet ndaj prokurorëve, ndërsa theksoi se përgjegjësia penale është individuale dhe se çdo zyrtar duhet të përballet vetë me drejtësinë.
“Informacionet të cilave u referoheni në kërkesë vijnë nga një hetim i SPAK. Më vjen mirë që, kur ua do interesi juaj politik, ju u referoheni informacioneve të SPAK. Është momenti që të ndani qëndrimin tuaj. SPAK është seksion i PS-së, siç tha udhëheqësi juaj në derën e SPAK, apo është një institucion që për ne është suksesi i reformës në drejtësi? Zotëria e quan seksion të PS-së dhe nuk po përmend fyerjet personale ndaj prokurorëve, përfshirë prokurorët që janë në këtë dosje. Kur prokurori më heton mua është... Ndërkohë që këtu, me hipokrizi, vjen dhe thotë: bazuar në informacionet e dosjeve.
Ju thoni që debati duhet të hetojë dhe të nxjerrë veprimtarinë kriminale. Ne themi që SPAK duhet të nxjerrë veprimtarinë kriminale. Këtu ndahet bota e dikurshme, para vitit 2016, kur votuam reformën në drejtësi. "Ti je hajdut, ti je klani i Zemunit", u thoje ministrave. Ne thamë që duhet t'i japim fund. Ju jeni subjekt i hetimit të një akuze prej meje. Unë kurrë s'kam bërë mocion me debat, sepse kam besim që SPAK i shkon deri në fund. I shprehim mbështetje SPAK. Do të votojmë pro që ta lëmë të bëjë punën e vet. Koha kur politika gjykonte vetveten ka përfunduar me reformën në drejtësi. Pa asnjë ndërhyrje, pa asnjë mbivendosje. Ky është qëndrimi ynë për të gjitha çështjet. Hiqni dorë nga sulmet ndaj prokurorëve të SPAK dhe rituali i turpit çdo të hëne para SPAK duhet të ndalet. Pafajësia ose fajësia enjë zyrtari është përgjegjësi individuale dhe qëndrimi i PS për këtë çështje është që secili të marrë avokatin individual”, tha Balla.
Lini një Përgjigje