Butrinti triumfon në Kupën e Shqipërisë, në këtë takim debutoi edhe ish-lojtari i Kombëtares

Butrinti e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Kupën e Shqipërisë, duke siguruar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Orikut me rezultatin 2-1.
Skuadra sarandjote zhvilloi një ndeshje pozitive dhe arriti të merrte fitoren falë golave të shënuar nga dyshja e sulmit, Mario Merkuri dhe Alesio Kolonja.
Dy golat i dhanë Butrintit avantazhin e nevojshëm për të kaluar me sukses këtë përballje dhe për të vijuar rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë.
Një moment i veçantë në këtë sfidë ishte edhe debutimi me fanellën e Butrintit i Idriz Bathës, ish-lojtar dhe kapiten I Partizanit dhe Tiranës por edhe ish lojtar i Kombëtares shqiptare U-21, i cili luajti për herë të parë me skuadrën.

Pas suksesit në Kupë, Butrinti nuk ka shumë kohë për të festuar. Vëmendja tashmë është kthyer te kampionati dhe sfida e radhës, ku skuadra do të përballet me Flamurtarin.
Përballja me vlonjatët pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për Butrintin, që kërkon të ruajë momentin pozitiv pas fitores në Kupë dhe të vazhdojë me rezultate të mira.
Butrinti kërkon një tjetër paraqitje bindëse, këtë herë përballë Flamurtarit, me synimin për të vijuar serinë pozitive.




