Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Demokratët lënë seancën plenare, dalin krah protestuesve para Kuvendit, qytetarët plasin keq: O serb, ik andej o serb (PËRPLASJA)

Shkruar nga Newsbomb
Demokratët lënë seancën plenare, dalin krah protestuesve
Demokrati Klevis Balliu, protesta para Kuvendit

Po vijon me tensione protesta e thirrur mëngjesin e kësaj të enjte para Kuvendit ku bëhet me dije se demokratët i janë bashkuar protestuesve. Bëhet fjalë për Besart Xhaferrin dhe Klevis Balliun të cilët kanë dalë krahë qytetarëve duke kërkuar që policia të mos pengojë të mbahet protesta.

“Perimetri që kemi bërë publik për ta bllokuar,bllokojeni, por jo këtu. Këtu jeni te Selia e PD-së. Po e bëni qartazi për arsye politike. Ikni bllokoni vendin aty ku e keni sipas vendit. Këta po e bëjnë kastile”, tha Balliu nga protesta.

Gjatë fjalës së tij Balliu u kërkoi efektivëve që të mos ndërhyjnë për të prishur protestën, e cila është paralajmëruar nga vetë demokratët në fillimjave.  

“O serb, o serb, ik andej", dëgjohen qytetarë të cilët janë parë duke hedhur shishe ujë në drejtim të efektivëve para Kuvendit. 

Situata mes protestuesve dhe policëve sa vjen e bëhet më e tensionuar, ndërsa thuhet mes përplasjes e shtyrjes, qytetarët kanë arritur të heqin një nga gardhet metalike të vendosura para Kuvendit. Të pranishëm në protestën e sotme janë parë dhe Saimir Korreshi e Bardh Spahia.

Nga ana tjetër dhe policia mësohet se është përgjigjur me mjete piroteknike. 

Ndërkohë, me tensione është shoqëruar dhe seanca e sotme plenar, ku demokratë e socialistë po përplasen për Reformën Territoriale, për të cilën socialistët kanë propozuar që të votohet shkrirja e 15 bashkive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese