Pa mbushur 24 orë nga vendimi që uli çmimin e naftës me 3 lekë, Bordi i Transparencës ka ndërhyrë sërish, këtë herë duke rritur çmimin tavan me 7 lekë. Ndërhyrja është bërë edhe në çmimin fundor të benzinës, duke u rritur me 3 lekë. Sipas çmimeve të reja, nafta do të shitet jo më shumë se 217 lekë për litër në tregun e pakicës, ose 7 lekë më shumë nga çmimi i fundit tavan. Në tregun e shumicës, nafta do të shitet me shumë se 205 lekë.