Rama në mbledhjen e grupit: Kush nuk e voton Reformën Territoriale, përjashtohet

Nga Fjorela Beleshi
8 Tetor 2026, 10:48 | Politikë

Rama në mbledhjen e grupit: Kush nuk e voton Reformën Territoriale,

Burime nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste kanë bërë të ditur për A2CNN se kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit ua ka bërë të ditur deputetëve të tij vendimin politik të partisë: kush nuk e voton Reformën Territoriale, do të përjashtohet.

Rama ua ka kujtuar që nuk është mirë që vendimin e grupit ta thyejnë se për kritika nuk mund të lihen në rrugë shokët dhe shoqet e grupit.

Braçe ishte shprehur i mërzitur ndaj “kërcëninit” të Taulant Ballës gjatë konferencës për mediat pas mbledhjes së grupit, kur i kishte treguar rregulloren. Por, të gjithëve Rama u ka treguar pasojat kur dilet kundër vendimit politik.

Për miratimin e Reformës Territoriale duhen 84 vota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos