Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Eduard Zaloshnja/ Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

    NASA publikon pamje mahnitëse të agimit në Mars! Fotografi zbulon shkëmbinjtë misteriozë të gdhendur nga era

    BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Eduard Zaloshnja/ Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen
    Lajmet e fundit

    Eduard Zaloshnja/ Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

    October 8, 2026
    Eduard Zaloshnja/ Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

    Sot diskutohet në Kuvend mbi projektin socialist për ndarjen e re territoriale. Duke ditur raportin e numrave në Kuvend, gjasat janë të mëdha që të miratohet projekti socialist, sipas të cilit 15 bashki të vogla do t’u përngjiten bashkive fqinje (shihni tabelën 1).

    Në zgjedhjet bashkiake, sipas Kodit Zgjedhor, votojnë vetëm zgjedhësit me banim në Shqipëri. Kështuqë një sondazh i kryer në lidhje me këto zgjedhje mund të shërbejë si një bazë paraprake statistikore për të parashikuar se kujt ka gjasa t’ia japin votën kryebashkiake banorët e bashkive që do të zgjerohen.

    Një sondazh të tillë e zhvillova para një muaji, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme, proporcionalisht në 7 bashki të mëdha që do të zgjerohen. Dy pyetjet kryesore ishin: “A do të votoni në zgjedhjet bashkiake, pavarësisht sesi mund të ndryshojnë kufijtë e bashkive?”  dhe “Për çfarë kandidati kryebashkiak do të votoni, nqs do të votoni?”

    Duke i ndërthurur përgjigjet e të anketuarve me të dhënat e INSTAT-it për popullsinë e rritur të secilës bashki, ekstrapolova statistikisht me përafërsi se rreth 208 mijë banorë të rritur të 7 bashkive janë të vendosur të votojnë qysh sot për kryebashkiakë socialistë (shihni tabelën 2), rreth 131 mijë janë të vendosur ta japin votën për kryebashkiakë opozitarë, rreth 35 mijë janë të dyzuar, dhe rreth 183 mijë s’duan të votojnë fare. (Disa nga të dyzuarit votuan për PS-në në zgjedhjet e 11 majit të vjetshëm, disa për PD-ASHM-në, ose disa për partitë e tjera.)

    Nga analiza e secilës bashki, rezulton se vetëm në bashkinë e zgjeruar Kavajë (që do bashkohet me Rrogozhinën), ka gjasa të ketë një garë të fortë elektorale. Në bashkitë e tjera të zgjeruara, PS-ja ka patur epërsi të thellë, dhe ka gjasa ta vazhdojë epërsinë e thellë.

    SHËNIM: Nqs drejtuesit e protestës bulevardore paraqesin eventualisht kandidatë për kryebashkiakë, skenari i mësipërm mund të ndryshojë.

    Bashkitë bashkitë e Shqipërisë Eduard Zaloshnja elektorati Mazhoranca Ndarja territoriale opozita politika shqiptare PS Reforma Territoriale rezultatet zgjedhore shqipëri votat votimi votuesit shqiptarë zgjedhësit zgjedhjet lokale zgjedhjet në bashki zgjedhjet vendore zgjerimi i bashkive
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Eduard Zaloshnja/ Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

    October 8, 2026

    NASA publikon pamje mahnitëse të agimit në Mars! Fotografi zbulon shkëmbinjtë misteriozë të gdhendur nga era

    October 8, 2026

    BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë

    October 8, 2026

    Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

    October 8, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.