Rama debaton me Braçen! Sinaj ndryshon qëndrim, mazhoranca drejt 84 votave

8 Tetor 2026 | 10:54

Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar qëndrimin e tij kundër reformës së re territoriale, ndërsa mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shoqëruar me debate mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas burimeve të Euronews Albania, Rama ka debatuar për rreth 45 minuta me Braçen gjatë mbledhjes së zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje, në përpjekje për të unifikuar qëndrimin e socialistëve përpara votimit në Kuvend.

Ndërkohë, deputeti Vullnet Sinaj, i cili së bashku me Braçen kishte votuar kundër draftit në mbledhjen e mëparshme të grupit parlamentar, ka ndryshuar qëndrim. Sinaj ka votuar këtë herë pro hartës së re territoriale, sipas burimeve të Euronews Albania.

Propozimi i mazhorancës parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes bashkimit të 15 njësive vendore.

Braçe ka argumentuar më herët se reforma duhet të përqendrohet te përmirësimi i qeverisjes vendore, decentralizimi dhe autonomia e bashkive, jo thjesht te ndryshimi i hartës administrative

Me ndryshimin e qëndrimit të Sinajt, mazhoranca duket se ka siguruar mbështetjen e nevojshme prej 84 votash për miratimin e reformës, nëse deputetët që kanë shprehur mbështetje votojnë në të njëjtën mënyrë edhe në seancën plenare.

Votimi përfundimtar pritet të zhvillohet sot, më 8 tetor, ndërsa opozita proteston kundër reformës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti diskuton projektligjin për ndarjen e re territoriale

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte, ndërsa pritet të votohet reforma territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin, mes kundërshtimeve...
11:25 | 08/10/2026

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për interpelancë urgjente me Ramën

Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama është rrëzuar në Kuvend me 76 vota kundër. Kërkesa e opozitës...
11:07 | 08/10/2026

Përplasje të forta te Parlamenti, protestuesit heqin gardhin metalik, hidhen tymuese drejt policisë

Të tjera përplasje kanë ndodhur pranë Parlamentit. Qytetarët kanë hequr gardhin metalik, si dhe kanë hedhur tymuese. Sipas gazetarit Eni Ferhati janë përdorur gjithashtu edhe...
10:59 | 08/10/2026