VIDEO/ Tensione jashtë Kuvendit, protestuesit e udhëhequr nga Sali Lusha përplasen me policinë, tentojnë shembjen e gardhit

8 Tetor 2026, 11:00Politika TEMA
VIDEO/ Tensione jashtë Kuvendit, protestuesit e udhëhequr nga Sali

Tensione janë regjistruar gjatë protestës së opozitës pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku një pjesë e protestuesve janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.

Në krye të protestuesve është Sali Lushaj, i cili është përfshirë në një përplasje me forcat e policisë të vendosura në zonë për ruajtjen e perimetrit të sigurisë.

Situata është tensionuar në momentet kur protestuesit kanë tentuar të afrohen drejt zonës së bllokuar nga policia, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për të mbajtur kordonin.

Protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare në Kuvend, ku një nga çështjet kryesore në rendin e ditës është reforma administrativo-territoriale. Forca të shtuara policie janë dislokuar prej mëngjesit në rrugët përreth Parlamentit dhe në zonën pranë Xhamisë së Namazgjasë.

Lini një Përgjigje