Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla ka bërë thirrje që politika të mos ndërhyjë, duke ritheksuar qëndrimin e mazhorancës për mbështetje të pakushtëzuar ndaj reformës në drejtësi.
"Ne presim që organi i akuzës ta zbardhi deri në fund, i shprehim mbështetjen tonë Prokurorisë së Posaçme. Edhe me votimin e sotëm duhet që të votojmë pro, që ta lëmë që të bëjë punën e vet. Ky është qëndrimi jonë jo vetëm për këtë çështje, por edhe për të tjera çështje.
Nëse keni një çështje, çojeni në Prokurori të Posaçme. Rruga e pakthim që ne kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë, është fitore e drejtësisë edhe kjo çështje. Falë kësaj qeverisjeje, i është hapur rruga drejtësisë së pavarur", u shpreh Balla.
Lini një Përgjigje