Greta Gjoci, nëna 33-vjeçare që u transferua të mërkurën në burgun e Pojskës në Pogradec së bashku me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në qeli. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e saj për shtyrje të ekzekutimit të dënimit.

E pranishme në seancë ishte dhe vetë Greta Gjoci, e cila kishte marrë me vetë dhe foshnjën e saj, por gjykata nuk lejoi qëndrimin e të vogli brenda në sallë dhe kujdestarja e burgut të Pojskës u kujdes jashtë. Seanca u zhvillua për rreth 25 minuta, ndërsa i pranishëm ishte edhe avokati Jurgen Gjoci, i cili shkeli kështu bojkotin e avokatëve, siç e interpretoi ai për arsye humanitare por edhe sepse e kishte të afërm të renë.

Greta Gjoci foli dhe vetë në seancë ajo kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të vendimit pasi ka foshnjen 3 muajsh dhe ka shfaqur probleme nuk ushqehet dhe nuk ka fjetur këto ditë që ka qëndruar në burgun e Pojskës. Dakord me kërkesën e avokatit ishte edhe prokurori Ened Nakuci, i cili nënvizoi se për të bërë shtyrje të ekzekutimit të një dënimi duhej më parë që nxirrej akti i eksekutimit.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Greta Gjoci u rikthye në burgun e Pojskës vetëm për kryerjen e procedurave të lirimit.

Rreth orës 16:30 të kësaj të enjteje, familjarët e saj mbërritën pranë IEVP Pojskë për ta marrë, ndërsa 33-vjeçarja u largua së bashku me foshnjën e saj. Në dalje, ajo nuk pranoi të fliste për mediat, ndërsa familjarët, jashtë kamerave, falënderuan gjykatën dhe mediat për trajtimin e rastit. Gjocit i kanë mbetur edhe pak më shumë se 3 vite e 5 muaj nga dënimi i dhënë nga shkalla e parë.

Ajo është një nga 6 gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos për mashtrim me “Call center”. 5 prej tyre i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme për të kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, për shkak të fëmijëve të mitur ose rrethanave të tjera familjare.

Ligji parashikon se, kur e dënuara është shtatzënë ose ka një fëmijë nën një vjeç, gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e vendimit derisa fëmija të mbushë një vjeç. Ekzekutimi i vendimit mund të bëhet edhe kur vuajtja e menjëhershme e dënimit mund të sjellë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen e tij. 

Përpos Gjocit, në Gjykatën e Posaçme kanë mbërritur kërkesat e Elisa Çaçit, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg si dhe Rezarta Ibrahimit, Antoneta Malos dhe Silvana Veliut, secila e dënuar me nga 6 vite e 8 muaj burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
GJKKO pezulloi dënimin, Report Tv siguron pamjet e daljes së Greta Gjocit nga burgu i Pojskës me foshnjën e saj, familjarët falënderojnë gjykatën dhe mediat

 

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, Greta Gjoci është liruar këtë të enjte nga burgu i Pojskës. Rreth orës 16:30, familjarët e saj mbërritën pranë IEVP Pojskë për ta marrë, pasi 33-vjeçarja kreu procedurat e nevojshme të lirimit. Ajo u largua së bashku me foshnjën e saj dhe nuk pranoi të bënte deklarata për mediat. Ndërkohë, familjarët e saj, jashtë kamerave, falënderuan gjykatën dhe mediat për trajtimin e rastit.

Gjoci është një nga gjashtë gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos për mashtrim përmes skemës së “Call Center”. Asaj i kanë mbetur për të vuajtur edhe pak më shumë se 3 vite e 5 muaj burg nga dënimi i dhënë në shkallën e parë. Ligji parashikon se, kur e dënuara ka një fëmijë nën një vjeç, gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e vendimit deri në mbushjen e kësaj moshe.