Koçeku: Deputetët e PS-së që kundërshtojnë reformën territoriale, e kanë kryer me dinjitet detyrën
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar lidhur me reformën territoriale, duke përshëndetur qëndrimin e shprehur disa ditë më parë nga deputetët socialistë Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe, të cilët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dolën kundër kësaj reforme.
Përmes një reagimi, Koçeku u shpreh se deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale nuk duhen konsideruar si “rebelë”, ndërsa kritikoi Partinë Socialiste për mënyrën se si, sipas saj, ka trajtuar komunitetet periferike.
“Deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale duhet ta dinë se nuk janë ata rebelët. Partia e tyne asht rebele, që i ka kthy shpinën qytetarëve. Nëse edhe sot të njëjtët deputetë e kundështojnë projektligjin e territoriales, e kanë kry me dinjitet detyrën e vet. Komunitetet periferike janë komunitete në nevojë. Mos i braktisni ato, siç i ka braktisë partia juej!!”, shkruan Koçeku.
Debate për “Territorialen” në Kuvend, përplasje jashtë Parlamentit. Sinaj ndryshon qëndrim, Braçe kundër PS
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për interpelancë urgjente me Ramën
Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni
- 11:29 Berisha: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale dhe të miratojmë variantin që votojnë
- 11:29 Balla: Reforma Territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira publike
- 11:25 Debate për “Territorialen” në Kuvend, përplasje jashtë Parlamentit. Sinaj ndryshon qëndrim, Braçe kundër PS
- 11:21 Bardhi, thirrje policisë nga Kuvendi: Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve që po protestojnë
- 11:07 Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për interpelancë urgjente me Ramën
- 10:59 Përplasje të forta te Parlamenti, protestuesit heqin gardhin metalik, hidhen tymuese drejt policisë