Lajmi i fundit

LIVE - Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Poshtë Edi Rama/ Fillon senaca plenare

Berisha-deputetëve të PS: Videot e Gys Agasit me ju janë turpi i turpeve të njerëzimit dhe do të dalin

10:46, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në vijim të debatit në Kuvend, kreu i PD-së, Sali Berisha, iu drejtua deputetëve të mazhorancës me akuza të forta, duke pretenduar se ata janë “pengje” dhe se po bllokojnë transparencën për institucionet e sigurisë për interesa personale dhe politike.

Berisha përmendi edhe pretendimin për ekzistencën e videove të biznesmenit Ergys Agasi me deputetë të PS-së, duke deklaruar se ato, sipas tij, “do të dalin”.

Kreu i PD-së tha gjithashtu se opozita po përballet me një përpjekje për të bllokuar debatin dhe për të shkelur Kushtetutën.

Berisha: Çfarë patë ju në seancën e mëngjesit me Padrinon?

Apo e zhvilloi më tej kërcënimin që i bëri Klodiana Lalës ndaj jush?

Çfarë ndodhi në atë seancë, më thoni pak?

A mundet ju të bllokoni një debat për transparencë për institucionin numër një të shtetit për sigurinë?

A mundet ju të shkelmoni çdo interes kombëtar, shoqëror, atdhetar, etj me radhë, vetëm për interesa të Padrinos dhe tuajat personale?

Ju jeni pengje.

Se u them unë ju, ju jeni pengje.

Ju, ato videot e Adi Hilës, ato janë lule çfarë janë videot e Gys Agasit me ju.

Po, po, janë lule ato.

Videot e Gys Agasit me ju janë turpi i turpeve të njerëzimit.

Dhe do të dalin.

Do të dalin, po, po, mos qeshni se jeni aty.

Arkiva juaj e krimit nuk ka fund.

Ndaj dhe ju kërkoni të mbyllni çdo gjë, të shkelmoni Kushtetutën, të pranoni të shkelmoni Kushtetutën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco