Tensione janë shënuar para godinës së Kuvendit, ku po zhvillohet protesta e opozitës, por edhe e qytetarëve kundër Reformës Administrativo-Territoriale.
Mes protestuesve është edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në një përplasje me efektivët e policisë.
Protestuesit kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për ndarjen e re administrativo-territoriale, ndërsa efektivët e policisë u kanë kërkuar të largohen nga rruga dhe të mos pengojnë qarkullimin.
Në rendin e ditës së Kuvendit është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, që ka shkaktuar kundërshtime të forta nga opozita dhe përfaqësues të disa njësive vendore












