Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti i PS shoqërohet nga avokati
Ditën e stome pritet që në seancën Parlamentare të votohet Reforma Territoriale.
Në fjalën e tij, kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, iu drejtua Taulant Ballës që t’i kërkonte ndjesë SPAK për vendimin e 12 marsit, ku votuan me 82 vota kundër SPAK për të mbrojtur Belinda Ballukun.
Bardhi shton se ‘sot do t’a sjellin zvarrë nga palestra se u duhet për të votuar Reformën Territoriale’.
“Kur dëgjova Taulant Ballën që erdhi këtu e tha e mbështesim SPAK, mendova se do të kërkonte ndjesë për vendimin e 12 marsit që i dolët me 82 vota kundër SPAK për të mbrojtur një të korruptuar, që do ta sjellë zvarrë nga palestra se ju duhet për votat.
Përpara se të na shisni moral në këtë foltore se sa e mbroni SPAK, eja e kërko falje, mos i dil për zot vilave të Belindës, nga Dhërmiu, Itali dhe në Vienë. E pasi ta bësh këtë na jep ne leksione”, tha Bardhi.
Top Channel