Pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, “Abissnet Superiore” rikthehet me duelin e javës së 6-të mes Teutës dhe Skënderbeut, që do të luhet në Durrës.
Të lidhura
None found
Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova e ka shfrytëzuar pushimin për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë përballë rivalit korçar. Objektivi i durrsakëve mbetet i pandryshuar: të vijojnë serinë e rezultateve pozitive dhe të ruajnë kreun e klasifikimit.
Skënderbeu, që deri tani ka shfaqur luhatje, do të kërkojë suksesin e parë të sezonit. Megjithatë, në stadiumin “Niko Dovana” korçarët do të kenë përballë një kundërshtar të vështirë, pasi Teuta vjen pas 5 fitoreve radhazi dhe vetëm një barazimi.




