Gjendet një trup i dekompozuar në Zhejë të Kurbinit, dyshohet se i përket një 61-vjeçari francez

Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është zbuluar në zonën e “Përroit të Zall Frashërit”, në fshatin Zhejë të Njësisë Administrative Mamurras, në Kurbin.

Pas veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se viktima është shtetasi francez G. P., 61 vjeç.

Të lidhura

None found

Të dhënat paraprake tregojnë se 61-vjeçari mund të ketë qenë vizitor në këtë zonë. Po ashtu, dyshimet e deritanishme lidhen me një vdekje të shkaktuar nga shkaqe natyrale.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes.


Shtuar më 8.10.2026 11:08