Të 63 minatorët të mbetur të bllokuar mbrëmjen e së mërkurës në minierën e Stan Tërgut, pas ndërprerjes së energjisë elektrike, kanë dalë nga miniera rreth orës 02:45 të mëngjesit të 8 tetorit. Drejtori i minierës së Stan Tërgut, Shyqyri Sadiku, ka konfirmuar se të gjithë minatorët kanë dalë dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Minatorët e turnit të dytë kishin mbetur të bllokuar në horizontet e minierës, pasi ndërprerja e energjisë elektrike kishte pamundësuar daljen e tyre. Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, minatorët kishin nisur të dilnin përmes shkallëve emergjente. Brenda ambienteve të brendshme kanë qenë të pranishme edhe ekipet mjekësore.