Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vijuar me kritikat ndaj mazhorancës gjatë seancës së sotme plenare, ku pritet të votohet reforma territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.
Berisha akuzoi deputetët e PS-së se janë urdhëruar të votojnë reformën, duke e cilësuar atë si një vendim që, sipas tij, cenon interesat e qindra mijëra qytetarëve.
Duke iu drejtuar deputetëve socialistë, Berisha përmendi edhe praninë në Kuvend të Belinda Ballukut, të cilën e cilësoi me nofkën “Lubinë”, duke pretenduar se mazhoranca e ka sjellë për të marrë pjesë në votim. “Jeni si ajo, nuk keni asnjë dallim”, u shpreh Berisha.
Berisha: Sot, sytë e mbarë shqiptarëve janë të drejtuar tek kjo sallë, e cila është urdhëruar të kryejë krimin madhor, të asgjësojë 15 bashki funksionale.
Dhe këtë ju kërkoni... e keni sjellë edhe Lubinë këtu, më thoni pak? Ku e keni Lubinë?
Ku e keni Lubinë, flisni?
Çohu në këmbë në qoftë se je këtu në parlament, të të shohë kombi se ç’mall je.
Paske ardhur ti këtu.
Pra, po bëni çdo gjë të votoni një reformë me të cilën shkelmoni interesat e qindra mijëra qytetarëve.
Keni thirrur edhe atë këtu për të dhënë votën me ju, se jeni si ajo, nuk keni asnjë dallim.
Se nuk keni asnjë dallim prej saj.
© SYRI.net
Berisha: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale dhe të miratojmë variantin që votojnë qytetarët
Bardhi-Ballës: Të japësh ti leksione për drejtësinë është fundi. U bëre mburojë e korrupsionit të Ballukut
Rama shantazhoi deputet e PS në mbledhjen e grupit: Kush nuk voton shkrirjen e bashkive…